Informacion

klg shqip small.png

Kangaroo eshte nje olimpiade nderkombetare e cila filloi me iniciative te Universitetit te Cambridge-it ne fushen e matematikes dhe, pasi pati perkrahje te gjere nga shume organizata dhe insitucione arsimore nderkombetare, u shtri edhe ne gjuhet e huaja. Kangaroo eshte olimpiada me e madhe mbare boterore e cila numeron me shume se 6 milion pjesmarres ne vit.

Kangaroo Global Linguistic (KGL) eshte olimpiada e gjuhes Angleze e cila organizohet ne rang boteror nga International Testing Authority ( ITA) dhe Institute for the Development of Educational Assessment (IDEA). Ne nivelin Shqiperi kjo olimpiade organizohet ekskluzivisht nga YES Education.

Kangaroo Global Linguistic eshte e hapur per te gjithe nxenesit nga mosha 8 deri ne moshen 18 vjec. Ky konkurs eshte nje organizim nderkombetar edukativ i cili zhvillohet pa dallime kombesie apo perkatesie etnike dhe eshte i hapur per cdo nxenes te arsimit publik dhe privat. Kjo olimpiade zhvillohet nje here ne vit nga vendet pjesmarrese ne te gjithe boten.

Testet dhe materialet qe perdoren per kete olimpiade jane te njejtat per te gjitha shtetet pjesemarrese dhe jane hartuar nga ekspertet te cilet pergatisin dhe provimet nderkombetare te Universitetit te Cambridge-it dhe jane te ngjashem me standartet e provimeve me njohje nderkombetare dhe sipas niveleve te CEFR.


Miratimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit

Miratimi nga Ministria fshire small.jpg

 

- Kategorite -

Mosha ⇒ Niveli
8-11 Vjec ⇒ A1

12-13 Vjec ⇒ A2
14-15 Vjec ⇒ B1
16-18 Vjec ⇒ B2

 

- Organizimi -

Olimpiada eshte e strukturuar ne 3 faza. Faza e pare zhvillohet ne qytete te ndryshme te Shqiperise. Ne kete faze nuk ka kufizim ne numrin e pjesemareseve ose ne numrin e qyteteve ku zhvillohet Olimpiada. Kangaroo Global Linguistic bazohet ne principin e barazise dhe i krijon te gjithe nxenesve mundesi te barabarta per pjesmarrje. Testi i pergatitur per kete faze eshte “multiple choice” me nje varietet ushtrimesh qe vlereson shkrimin dhe leximin e gjuhes angleze. Pas perfundimit te testit fletet e pergjigjeve te nxenesve (Answer Sheet) dergohen ne Angli ku dhe vleresohen nga ITA dhe IDEA nepermjet vleresimit elektronik (electronic marking). Rezultatet publikohen ne fazen zyrtare.

10% e kandidateve te fazes se pare me rezultate me te larta kalojne ne fazen e dyte e cila zhvillohet ne Tirane. Rezultatet nga faza e pare jane teresisht transparente dhe konkurentet do te kene mundesi te shohin te gjitha pergjigjet e tyre me shpjegimet perkatese. Testi i kesaj faze perfshin edhe pjese me degjim. Edhe ne kete faze pas perfundimit te testit fletet e pergjigjeve te nxenesve (Answer Sheet) dergohen ne Angli ku dhe vleresohen nga ITA dhe IDEA nepermjet vleresimit elektronik (electronic marking).

Ne fazen finale, e cila zhvillohet me rotacion ne vende te ndryshme te botes, marin pjese kandidatet e fazes se dyte me piket me te larta ne kategorine e vet. Ne kete faze, femije nga gjithe bota do te kene mundesi jo vetem te konkurojne me njohurite e tyre te gjuhes Angleze por dhe te perjetojne nje pervoje te bukur me aktivitete kulturore dhe sociale me bashkemoshataret e tyre nga shtete dhe kultura te ndryshme. Konkurentet finaliste do te testohen me nje test kompjuterik dhe pergjigjet do te jene ne kohe reale. Per fituesit do te jepen vleresimet “Global Winners” te cilat do te shoqerohen dhe me cmime te ndryshme.  Fituesi i vendit te pare perfiton 1500 Euro, i vendit te dyte 500 Euro dhe i vendit te trete nje tablet.

Faqja shqiptare zyrtare ne Facebook   index.png